» » » ESKLUZIVE/ Përse Edi Rama po mban sekret takimin në shtëpinë 3.1 milionë dollarë në New York ?!

Është shumë e çuditëshme se si Kryeministri Rama, thotë se: “Lumi Radika” është shumë zhurmë për asgjë!, duke e ndarë atë në tri pika kur flitet për çështjen e ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika, duke theksuar: 1. S’ka projekt; 2. S’ka gjasë të ketë fillim të njëanshëm; 3.S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë-”

Kryeministri Edi Rama, e quajti “shumë zhurmë për asgjë”, çështjen e ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika për një projekt ndërtimi të hidrocentralit në Fushën e Lukovës nga qeveria e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Shkup, në një kohë që vet BB pranonë se jemi duke studiuar një paln të tillë.

Mirëpo, sot pesë ministra të dy qeverive Tiranës dhe Shkupit, thanë se çështja e lumit Radika, është një ide e vjetër, por asesi nuk mohuan që të ketë një projekt konkret, teksa theksuan se muaji qershor është afati i mbarimit të tij (projektit). Ndërkohë, që edhe Zëri i Amerikës, një zëdhënse e Departamentit të Shtetit, në gjuhën shqipe, tha dje në një intervistë se zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup, e kanë pranuar se po punojnë me këtë projekt, me kërkesë të qeverisë maqedonase”.

Ndërkaq, sot thuhet se “një ministër shqiptar ka nënshkruar vendimin për studimin e projektit ‘Fusha e Lukovës’. Por, pohojn se s’ka ende projekt”. Thuhet se ish- ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, ka nënshkruar një dokument nga SHA Elektranat e Maqedonisë, për studimin që duhet të bëhet në lidhje me ndikimin e projektit “Fusha e Lukovës”, në ambientin jetësorë.”

Pra, ka diçka për të mos spekulluar në këtë drejtim, si nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë, mbasi aty po lëviz diçka e ” fshehtë”, por se çfarë është e vërteta askush deri tani – nuk e di të vërtetën e saj përveçse Edi Ramës, i cili, di mirë se ku qëndron e vërteta e këtij plani të qeverisë Maqedonase, për marrjen e një pjese të ujit të Radikës për të ndërtuar hidrocentarl në pjesën tjetër te rrjedhës së tij – ashtu si e dinte edhe për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Ajo që të vë në dyshim më shumë, është se Kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe me demontimin e Armëve Kimike të Sirisë në Shqipëri, përdori të njëjtën mënyrë, të, të folurit me popullin dhe u rrekë të shpjegonte se nuk kishte ndonjë plan që Shqipëria – do të pranonte demontimin e këtyre armëve në territorin e saj.

Mirëpo, kur i gjithë populli iu ngritë në këmbë, ai menjëherë e përgënjeshtroi vetë-veten dhe “tradhëtoi” planin e aleatëve dhe miqëve tanë, duke thënë “Jo!” Shqipëria nuk do t’i pranojë në asnjë mënyrë Armët Kimike të Sirisë, për shkatërrim në territorin e saj”, tha në një konferencë shtypi të sikletëshme Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama!

Kështu, po ndodh edhe me Radikën , Edi Rama, po “lodhet” duke  shpenzuar kohë dhe energji duke replikuar me shoqërinë civile, popullin dibranë, dhe opozitën në Shqipëri, për të bërë të njëjtën gjë, që ai bëri dy muaj më parë, dhe ai duket se nuk ka nxjerrë asnjë mësim.

Në një kohë që disa shqiptarë që ndoqën nga afër takimet e Ramës në shtator, i mësuat qysh atëhere si “Vend shkatërrimin e Armëve Kimike të Sirisë dhe devijimin e Lumit të Radikës”

Ai si Kryeministri i një vendi, nuk po merr ende guximin që  të të sqarojë një orë e më parë, dhe t’a bëjë publike, dhe menjëherë se çfarë është projekti për devijimin e Lumit Radika, dhe a ka biseduar me parë në Nju Jork, në shtator 2013, me palën Maqedonase, kur ishte duke biseduar edhe për armët Kimike të Sirisë, në OKB, prej kur u takua me Ministrin e Jashtëm të Rusisë , Lavrovin.

Dhe, një pyetje, që lë shumë dyshime, është se : “Përse Rama e “fshehu takimin privat në shtëpin e bashkëatdhetarit tonë Sal Rusi në Staten Island – Nju Jork, shtëpinë më të shtrejtë në ishullin Staten Island ose si thirret ndryshe “Shtëpia e Bardhë”. Dhe, çfarë është biseduar në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island – New York, më 28 shtator 2013, në darkën private, ku kan qenë present edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe disa biznesmen dibran dhe maqedonas.

Ky, takim, i cili nuk është bërë asapak i ditur, nga shtypi në Shqipëri, u dha vetëm4 muaj më parë si një lajmi i shkurtër, atë që botoi gazeta shqiptaro amerikane Illyira. Mbas, takimeve, që patën dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaqi në New York, duke shfrytëzuar qëndrimin e tyre, në pjesëmarrjen e Asamblesë së Përgjithëshme  të Kombeve të Bashkuara.

Asgjë nuk dihet mbi të gjitha bisedat, që ishin bërë të shtunën në mbrëmje  në një darkë private organizuar në shtëpin e “famëshme” të Sal Rusit, i cili njihet se një nga biznesmenët më të njohur shqiptarë në Amerikë, zyrtarisht, ato nuk u mësuan kurrë, megjithse, u përfolën shumë në komunitet.

Biznesmeni i njohur dibran në Amerikë, Sal Rusi, i cili prej vitesh banonë në Staten Island të New York-ut, dhe është pronari i njërës prej shtëpive më të shtrejta në këtë ishull – ai ka shtuar një darkë për nder të mysafirëve të lart nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Pikërishtë, në shtëpinë, e cila, njihet këtu në Staten Island, si “Shtëpia e Bardhë”, e këtij ishulli njujorkez. Kjo shtëpi, ka qenë më parë se t’a blinte biznesmeni shqiptarë Sal Rusi, shtëpia e njërit prej mafiozëve më të mëdhënjë në Amerikë, anëtarit të familjes Gambino, Paulo Castelanos. Kjo rezidencë , e cila, është përmendur shpesh si “Shtëpia e Bardhë”, dhe është bërë prologu disa herë i medias amerikane, duke përfshirë edhe New York Times. Ajo atëhere ka qenë – pronë e bosit të familjes së krimit Gambino, u shitë për t’u blerë nga biznesmeni shqiptar Sal Rusi, për 3.1 milion dollarë amerikanë .

Sipas gazetës të ishullorve “Staten Island Advance”, thuhet se Sal Rusi, në vitin 1997 bleu një pasuri të patundëshme në kët ishull me 30.000 square – foot, dhe këtë ia bleu firmës të shitë-blerjes së pasurive të patundëshme Belle O’Bryan në 100 CIRCLE RD , por, më vonë ai e ka shitur këtë pronë në vitin 2000 – .Po sipas kësaj gazete, thuhet se :”Në  të njëjtin vit ai(Sal Rusi), e bleu shtëpinë Paulo Castellanos, për 3.1 milion dollarë, kështu të paktën tregojn të dhënat publike, për këtë shit-blerje, të bujshme, simbas “Staten Island Advance” .

Në këtë shtëpi dhe në këtë takim sipas gazetës shqiptaro amerikane  Illyria, thuhet se veç dy kryeministrave shqiptarë, dhe një zvëndëskryeministri, kan qenë mysafirë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, si dhe Teuta Arifi , kryetare e bashkisë së Tetovës, dhe anëtarë të tjerë  pjesë e delegacioneve, si edhe një numër aktivistësh të komunitetit.

Gazeta, Illyria ka shkruar se familja Rusi dhe aktivistët patën një bashkëbisedim të frytshëm me dy kryeministrat shqiptarë për zhvillimet politike dhe ekonomike në dy shtetet shqiptare, Shqipëri e Kosovë.

Ndërsa, shton se mysafirëve ua uroi mirëseardhje babai i vëllezërve Sal, Ilirjan dhe Benjamin Rusi, z. Turhan Rusi, i cili shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e kryeministrave shqiptarë dhe mysafirëve të tjerë në shtëpinë e familjes së tij.

Për mysafirët u shtrua një darkë e pasur me ushqime e pije nën përcjelljen e muzikës.Kryeministrat shqiptarë falënderuan mikpritësin dhe vlerësuan lart aktivitetin patriotik të familjes Rusi dhe të parardhësve të tyre.

About Ff

Hi there! I am Hung Duy and I am a true enthusiast in the areas of SEO and web design. In my personal life I spend time on photography, mountain climbing, snorkeling and dirt bike riding.
«
Next
Post più recente
»
Previous
Post più vecchio

Nessun commento:

Comments