» » » PD nis diskutimet me biznesin për buxhetin/ Basha: Vendi dhe ekonomia drejt greminës

Partia Demokratike ka nisur diskutimet me biznesin per  projektbuxhetin e vitit 2014.

Ne nisje te takimit, Basha ka theksuar se projektbuxheti i vitit 2014 perpos se i sjelle ne shkelje te ligjit behet ne mungese totale transparence, duke shmangur konsultimet me grupet e interesit.

“Shqetesimi yne i madh eshte qe largimi arbitrat nga sistemi i takses se sheshte dhe rritja me 50% i tatimit te fitimit do ta kape perfyti kete rritje njomezake qe vendi ka gezuar tashme prej 5 apo 6 vitesh me radhe. Do te shkaktoje jo nje efekt neutral mbi ekonomine, por nje efekt negativ mbi ekonomine, nxjerrje e vendit nga harta e investimeve te huaja, por edhe trembje e lekut”- tha Basha.

Basha ka theksuar se vendi dhe ekonomia po sillen drejt gremines, nderkohe qe nga ana tjeter ka mungese gatishmerie per te degjuar, qofte edhe te BB, qe tha se sfida e kesaj qeverisje eshte te vazhdoje ta mbaje vendin larg krizes. “Ajo pohoi keshtu se suksesi i takes se sheshte dhe politikave te tjere u perkthye ne mos renie ne recesion, pra pati rritje ekonomike”- tha Basha, duke akuauar per papergjegjshmeri absolute qe demonstrohet nga paketa fiskale.

Ai i ka bere thirrje qeverise dhe deputeteve te degjojne bashkeqytetaret, perfaqesues te bizneseve, te dhomave te tregtise dhe te percjellin shqetesimet qe dalin. “Nuk behet fjale per nje vendim qe mund te monopolizohet ne fshehtesi nga askush, por behet fjale per kuleten, xhepat, stomakun e shendetin e cdo shqiptari”- tha ai.

About Ff

Hi there! I am Hung Duy and I am a true enthusiast in the areas of SEO and web design. In my personal life I spend time on photography, mountain climbing, snorkeling and dirt bike riding.
«
Next
Post più recente
»
Previous
Post più vecchio

Comments