» » Kujt i takon Leka i madh?

Publicisti Kim Mehmeti theksoi se raporti i shqiptarëve me figurën e Aleksandrit të Madh ka qenë raport korrekt dhe objektiv, raport që duhet të jetë ndaj një figure që i ka rrënjët në lashtësi.

Ai ka theksuar se zakonisht në Ballkan të gjithë tentojnë që t’i përvetësojnë figurat historike, duke treguar se e kanë një hero të tyre të rëndësishëm.

“Fatmirësisht, shqiptarët gjatë historisë së tyre asnjëherë nuk kanë përvetësuar pa të drejtë heronjtë, sepse çdo here si popull kemi pasur heronj të shumtë në historinë tonë kombëtare. Nëse vërtetohet përmes zbulime shkencore se Aleksandri i Madh ka rrënjë shqiptare, kjo duhet të na bëjë të ndjehemi krenarë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Mehmeti, duke folur për raportin në mes të Republikës së Maqedonisë dhe historiografisë, tha se përmendoret te cilat gjendjen ne Shkup pothuajse të njëjtat i gjen në Athinë, Sofje dhe gjetiu, për shkak se maqedonasit vazhdimisht përvetësojnë heronjtë.

Ndryshe, studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim për Aleksandrin e Madh.

About Ff

Hi there! I am Hung Duy and I am a true enthusiast in the areas of SEO and web design. In my personal life I spend time on photography, mountain climbing, snorkeling and dirt bike riding.
«
Next
Post più recente
»
Previous
Post più vecchio

Comments