Sikurse bëri një ditë më parë në doganën e Hanit të Hotit, Kryeministri Edi Rama inspektoi sot pa lajmërim doganën e Durrësit, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali.
Pa asnjë njoftim zyrtar apo lajmërim indirect, doganierët e Durrësit janë befasuar teksa kanë parë në zyrë kryeministrin Rama. Në këtë pikë doganore Kryeministri ka inspektuar punën që bëhet në një ditë në doganë, por edhe ka parë nga afër mjediset e punës, ndërsa ka postuar në “Twitter” një fotografi të ambienteve të doganës ku shkruan: “A ju besohet se kjo është Dogana e Durrësit? Po, në këto dy kioska shërbehen importuesit shqiptarë e të huaj!”
Sipas Ramës, dogana e Durrësit mund të krahasohet me një doganë të botës së tretë.
“Një godinë e rrënuar komuniste për administratën, dy kioska dhe një peshore e vetme për mijëra kontenierë, doganë e botës së tretë!”- shkruan Rama në “Twitter”.
Sipas kryeministrit, “kjo gjendje turpëruese për shtetin dhe torturuese për biznesin duhet dhe do të marrë fund me projektin tone të ri për Doganën e Durrësit!”
Një ditë më parë, i shoqëruar nga Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, Rama ka zgjedhur për inspektim doganën e Hanit të Hotit. Në përfundim të vizitës, Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali bëri të ditur se kryeministri mori angazhimin për të mbështetur administratën doganore në ndërtimin e një infrastrukture të re në pikat kufitare.
Social Icons
Popular Posts
-
Descrizione: Materiale: Fascia di Gomma + Ecopelle Colore:Nero,Marrone,Caffe,Cachi Scuro,Verde Militare,Blu Marina,#01,#02, #03,#04, #05,#0...
-
Publicisti Kim Mehmeti theksoi se raporti i shqiptarëve me figurën e Aleksandrit të Madh ka qenë raport korrekt dhe objektiv, raport që duhe...
-
Agents of SHIELD 3x02 - Purpose in the Machine - Press Release “Purpose in the Machine” – Fitz and the team enlist the aid of an Asgardian...
-
Delfina Aziri, 19-vjeçarja e cila i ka bërë meshkujt të flasin me veten për shkak të fotosesionit të nxehtë të cilin e ka realizuar. Një b...
-
Ka qare per fansat e shumte, eshte defryer pa mase, ka kercyer edhe vallen tradicionale "Shoten". Kjo eshte Rita Ora, ndersa ...
-
Projekti për ndërtimin e hidrocentralit “Fusha e Lukovës” ekziston, por është në fazën e studimit të efekteve dhe pasojave, ka thënë kryem...
-
Kjo eshte nje nga fotot me te bukura realizuar ne momentin qe kengetajra Rita Ora, po xhironte videoklipin e ri ne Prishtine. Ashtu sic...
-
Partia Demokratike ka nisur diskutimet me biznesin per projektbuxhetin e vitit 2014. Ne nisje te takimit, Basha ka theksuar se projektb...
-
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka filluar bisedimet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Toni Kroos. Sipas D...
-
Vrasja e Olldashit/ Prokuroria: Policia fshehu portofolin Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zhdukjen e portofolit të deputetit të ndj...