Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, nën akuzën e dhunës seksuale ndaj nënës së tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Astrit Miskja u arrestua pas denoncimit të nënës së tij S.L 54 vjeçe, e cila pretendon se i biri e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në banesën e tyre në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht në Librazhd.
Sipas dëshmisë së nënës në polici ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.