Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes, ka filluar bisedimet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Toni Kroos.
Sipas Daily Mail, trajneri skocez ka qëndruar në stadiumin e Borussia Monchengladbachut së bashku me agjentin e gjermanit, Sascha Breese, të premten mbrëma për të ndjekur ndeshjen, të cilën bavarezët e fituan me rezultat 2-0.
Kroos deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës.
“Për secilën marrëveshje, gjithmonë është çështje parash, ndërsa deri më tani bisedimet për kontratën e re të Tonit, kanë dështuar”.
“Ne jemi të interesuar që t’ia zgjasim qëndrimin tek ekipi jonë ”, ka deklaruar më herët shefi ekzekutiv i kampionit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge.
Nessun commento:
Posta un commento