Pages

Vrasja e Olldashit/ Prokuroria: Policia fshehu portofolin

Vrasja e Olldashit/ Prokuroria: Policia fshehu portofolin

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zhdukjen e portofolit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi i cili mbrëmjen e 20 nëntorit humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin e rrugës së vjetër që lidh tunelin e Elbasanit me autostradën e re në drejtimin e Tiranë.

Portofoli nuk u gjet mes provave të fiksuara në vendgjarjen, e aksidentit fatal ku humbi jetën deputeti, dhe ky ishte i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit  e tij. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendgjarje, por as brenda ambjenteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.

Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë forcat e policisë dhe banorë të zonës.

Ndërkohë në makinën e Olldashit u gjet  telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhan të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Topë.