Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha raportoi sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit.
Lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, Ministrja Gjosha u shpreh se dikasteri që ajo drejton do të vazhdojë punën me qëllim në muajin qershor Shqipëria të marrë statusin kandidat.
Ministrja falenderoi vendet e BE-së pavarësisht përgjigjes për shtyrjen e statusit, si dhe theksoi në fjalën e saj në Komisionin Parlamentar se rëndësi ka fryma pozitive e qeverisë në lidhje me statusin e reformat në vend.