» » » Aleanca KuqeZi protest kundër qeverisë/ Shqipëria kërkoi Europën, Edi i bën gropën

Aleanca KuqeZi ka protestuar sot para Ministrise së Integrimit për refuzimin e statusin tw vendit kandidat në Bashkimin Europian. Dhjetra protestues të Aleancës KuqeZi hodhën parrulla kundër qeverisë Rama duke akuzuar klasën politike e cila po izolon shqiptarët nga familja europiane.
Protestuesit mbanin foto të Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Vangjel Dules etj me sloganin “Ne kërkuam Europën, këta na bënë gropën”,  duke fajsuar të gjithë klasën politike për dështimin.
Kryetari i Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu deklarojë gjatë protestës se: “ Dy shtetet shqiptare mbetën të izoluara dhe u refuzuan nga Europa për shkak të qeverisjeve. Shqipërisë iu refuzua statusi ndërkohë që Serbia u pranua, Kosovës iu refuzua hyrja në Shengen ndërkohë që të gjithë sllavët lejohen të lëvizin lirisht. Kjo qeveri nuk ka më asnjë prioritet përvec martesave burrë me burr dhe ka dështuar tre herë edhe për të zhvilluar mbledhjet e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Kjo qeveri po pengon bashkimin por edhe integrimin. Aleanca KuqeZi ka paralajmëruar që pa ndodhur bashkimi i shteteve sqhiptare nuk do ndodh antarësimi në BE. 5 shtetet themeluaese të BE Gjermani, Britania e Madhe, Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë votuar kundër qeverisë Rama të cilës i ka mbetur vetëm  mbështetja e Greqisë dhe e shteteve të lindjes.”
Aleancës KuqeZi sapo I është bashkangjitur grupimi më I madh I ish të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politik.

About Ff

Hi there! I am Hung Duy and I am a true enthusiast in the areas of SEO and web design. In my personal life I spend time on photography, mountain climbing, snorkeling and dirt bike riding.
«
Next
Post più recente
»
Previous
Post più vecchio

Comments